image Sot 26 vite nga Masakra në Tregun e Mitrovicës

Kosovë

Sot 26 vite nga Masakra në Tregun e Mitrovicës

news image

Sot janë bërë 26 vjet nga Masakra në tregun e Mitrovicës, në të cilën pati viktima e të plagosur qindra persona.

Forcat serbe patën sulmuar me minahedhës, ndërkohë sa tregu ishte përplot me njerëz dhe si pasojë aty mbeten të vdekur gjashtë persona, në mesin e të cilëve patën qenë gra e fëmijë, dhe të plagosur kanë qenë 128 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Në qytetin e Mitrovicës përkujtohet kjo masakër sot, përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 26 vjet më parë.

Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i vuajnë edhe sot shumë prej atyre që ishin atë ditë në treg.

Pamjet nga kjo tragjedi i pati publikuar vite më parë, Radio Televizioni i Kosovës.

(Video+18)

/GazetaSinjali/