image Sonte në Kukaj mbahet nata finale e "Etnofest"

Kosovë

Kulturë/ Sonte në Kukaj mbahet nata finale e “Etnofest”

news image

Sonte mbahet ceremonia e shpërndarjes se çmimeve të festivalit të arteve dhe kulturës tradicionale “Etnofest”.

Paraprakisht, gjatë ditës do të organizohet një punëtori kreative me instilacione dhe hapet atelie e piktorëve dhe skulptorëve.

Ky Festival kthen në vëmendje të njerëzve traditën dhe trashëgiminë materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve.

Ky ishte edicioni i nëntë i këtij festivali i cili ka nisur më 20 gusht. E veçanta e këtij edicioni ishte lidhshmëria e riteve të vjetra, muzikës tradicionale me trendët modernë, duke i pasuruar dhe duke i bërë më të qasshme për publikun e ri. /Sinjali/