image Sondazhi: 57 % e kosovarëve kundër kthimit të masave të rrepta antiCOVID

Kosovë

Sondazhi: 57 % e kosovarëve kundër kthimit të masave të rrepta antiCOVID

news image

Rikthim i masave më shtrënguese në luftimin e pandemisë COVID-19 është paralajmëruar së fundmi. E për këtë, kompania e hulumtimit të opinionit publik “Pyper” ka realizuar një sondazh, për ta matur disponueshmërinë e publikut rreth kthimit të masave shtrënguese, transmeton Gazeta Sinjali.

Fillimisht sa i përket respektimit të masave aktuale anti-COVID, 57 % e të anketuarve nuk e shohin të nevojshme t’i respektojnë këto masa.

E po ashtu, 78 % e konsiderojnë të padrejtë dënimin e qytetarëve për mosrespektimin e masave kur ato nuk janë respektuar as gjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu një pjesë e madhe e të anketuarve (88 %) ndihen të pabarabartë me të tjerët. Kjo sepse sipas tyre ata mund të dënohen për mosrespektimin e masave ndërsa qeveritarët jo.

Veç kësaj, se gjërat në Kosovë janë duke shkuar në drejtim të gabuar sa i përket COVID-19, pajtohen 63 % e të anketuarve.

Por pavarësisht kësaj, 57 % e kanë konsideruar jo të domosdoshëm rikthimin e masave. Mbyllja e bizneseve është një masë që 1/4 e të anketuarve nuk do të dëshironin të rikthehej. E për më shumë, 61% e të anketuarve konsiderojnë se qeveria nuk interesohet se si ata do të mbijetojnë në rast se rikthehen masat COVID-19.

Ndërkaq 3 masat më të përzgjedhura që janë konsideruar të pranueshme për t’u rikthyer janë moslejimi i vijimit të aktiviteteve ku ka shumë njerëz p.sh. koncertet, ndeshjet sportive etj. (50 %), ndalimi i organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare (47 %) dhe karantinimi i komunave me numër të lartë të infektimeve (26 %).

Lloji i mostrës: Jo e rastësishme

Mostra sipas gjinisë:

Femër (35.25 %)
Mashkull (64.75 %)

Mostra sipas grupmoshave:

16 – 25 vjeç (41.07 %)
26 – 35 vjeç (31.04 %)
36 – 45 vjeç (16.41 %)
46 – 60 vjeç (10.43 %)
61 + vjeç (1.05 %)

Mostra sipas komunave:

Prishtinë (18.11 %)
Gjilan (8.41 %)
Prizren (8.16 %)
Ferizaj (7.52 %)
Pejë (5.98 %)
Podujevë (5.09 %)
Gjakovë (4.93 %)
Mitrovicë (4.93 %)
Rahovec (4.12 %)
Vushtrri (3.96 %)
Lipjan (3.80 %)
Fushë Kosovë (3.64 %)
Gllogoc (2.83 %)
Malishevë (2.43 %)
Klinë (2.02 %)
Skenderaj (1.70 %)
Istog (1.70 %)
Suharekë (1.54 %)
Viti (1.54 %)
Kamenicë (1.46 %)
Shtime (1.29 %)
Deçan (1.29 %)
Kaçanik (1.21 %)
Obiliq (0.89 %)
Dragash (0.81 %)
Hani i Elezit (0.32 %)
Junik (0.16 %)
Shtërpcë (0.08 %)
Kllokot (0.08 %) /Gazeta Sinjali/