image Sneijder i rikthehet futbollit, ky është klubi i tij

Futboll

Sneijder i rikthehet futbollit, ky është klubi i tij

news image

Një vit pasi njoftoi pensionimin nga futbolli, 36-vjeçari holandez, Wesley Sneijder është gati të kthehet në fushën e futbollit. Konfirmimi vjen nga trajneri i Utrechtit,  Jordy Zuidam.

Ish-futbollisti i disa skuadrave të mëdha evropiani si Ajax, Real Madrid dhe Inter do të nisë stërvitjen këtë muaj me një ekip amator, DOS Holland Stichtse Boys, ku vëllai i tij, Jeffrey, është pjesë e stafit teknik.

“Wesley dëshiron të humbasë peshën dhe të merret me diçka. Ai shpreson se mund të luajë përsëri. Edhe pse ka qenë jashtë për një sezon, dëshiron të rikthehet dhe të dëfrehet,” deklaroi Zuidam, trajner i Utrechtit.

Nëse Sneijder synon të luajë përsëri në Eredivisie, ai duhet të kapë formën e duhur fizike, pasi është mbipeshë.

“Është e qartë se një Sneijder, nëse arrin formën, është perspektivë shumë interesante për ne. Topi tani është në fushën e tij,” – shtoi trajneri i Utrecht./Gazeta Sinjali/