image Skuadra kosovare shet fanellat, për t'i dalë në ndihmë Valentina Ibrahimit

Futboll

Skuadra kosovare shet fanellat, për t’i dalë në ndihmë Valentina Ibrahimit

news image

KB Ylli ka marrë një iniciativë humanitare për ta ndihmuar Valentina Ibrahimin, e cila është diagnostifikuar me sëmundjen e Leukemisë Akute.

KB Ylli i ka vendosur në shitje fanellat sportive të basketbollistëve të veshura në Super Kupën e Kosovës dhe të gjitha paratë e mbledhura nga shitja e këtyre fanellave do të dhurohen për shërimin e Valentina Ibrahimit, transmeton Sinjali Sportiv.

Postimi i plotë i KB Yllit, pa ndërhyrje:

Ta ndihmojmë Valentinen

Golden Eagle Ylli ka vendosur që t’i dalë në ndihmë Valentina Ibrahimit e diagnostifikuar me Leukemi Akute, ajo në këto momente është duke u trajtuar në Turqi.

Golden Eagle Ylli i ka vendosur në shitje fanellat sportive të basketbollistëve të veshura në Super Kupën e Kosovës.

Secili nga ju mund të ndihmojë Valentinen me blerjen e një fanelle, paratë e grumbulluara do t’i dorëzohen familjes Ibrahimi !

/Sinjali Sporitv/