image Skiatorja Lara Colturi fiton katër medalje të arta në Kili

Sporte të tjera

Skiatorja Lara Colturi fiton katër medalje të arta në Kili

news image

Skiatorja me origjinë shqiptare Lara Colturi ka arritur të sigurojë katër medalje të arta në garat e zhvilluara në Kili.

Ishte ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi, ajo e cila e uroj sportisten, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Sportistja jonë kuqezi Lara Colturi arrin rezultate të jashtëzakonshme në 4 garat e saj që u zhvilluan në Kili. Ajo fitoi 4 medalje ari , 2 në Giant Sllalom dhe 2 në Sllamom, duke tejkaluar çdo pritshmëri nisur nga mosha 16-vjeçare”.

“Lara tashmë është në Argjentinë, ku do të zhvillojë 4 garat e radhës në kuadër të sezonit të Amerikës Latine. I urojmë shumë suksese Laras për këtë përfaqësim dinjitoz të flamurit shqiptar”.

/GazetaSinjali/