COVID-19

Të infektuar

4512

Të shëruar

2156

Të vdekur

97

Skenderaji ndërmerr masa pasi konfirmoi sot një rast me koronavirus

news image

Sot në Skenderaj është konfirmuar edhe një rast me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari tha se kanë ndërmarrë hapat e nevojshme dhe se rastet janë futur në vetizolim.

“Sapo u informuam nga IKSHP që kemi edhe një rast pozitiv me COVID-19 në komunën tonë. Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rastet futen në vetë izolim. Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon! Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese!”, ka shkuar Jashari në Facebook./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin