image Udhëtarët nuk e respektojnë mbajtjen e distancës në Aeroportin e Prishtinës

Sinjalizime

Udhëtarët nuk e respektojnë mbajtjen e distancës në Aeroportin e Prishtinës

news image

Në aeroportin e Prishtinës sot janë paraparë të zhvillohen disa fluturime, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, udhëzimet e IKSHP-së, për mbajtjen e distancës nuk po respektohen nga udhëtarët.

Në një fotografi të dërguar nga një sinjalizues, udhëtarët të cilët po udhëtonin për në Basel të Zvicrës shihen duke pritur në rend, shumë afër njëri-tjetrit.

Në fotografi nuk shihen as shirat që duhet vendosur për mbajtjen e distancës. Kjo paraqet rrezik shumë të madh në përhapjen e virusit Covid-19.

Deri tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 135 raste me koronavirus, një viktimë dhe 16 të shëruar./Gazeta Sinjali/