image Skandaloze: I dyshuari për keqpërdorimin seksual të 7-vjeçares në Podujevë nuk e ka sefte, ai u denoncua edhe nga dy 11-vjeçare

Siguri

Skandaloze: I dyshuari për keqpërdorimin seksual të 7-vjeçares në Podujevë nuk e ka sefte, ai u denoncua edhe nga dy 11-vjeçare

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast të tmerrshëm që ka ndodhur para gjashtë ditësh në fshatin Sfeçël të Podujevës, ku një vajzë 7-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një burrë 30-vjeçar. I dyshuari ka abuzuar me fëmijën duke e prekur e ledhatuar me zor.

Ai përfundoi në prangat e Policisë pas raportimit të prindit të të miturës në Polici. Por ky nuk është rasti i vetëm i kësaj natyre, për të cilin po dyshohet 30-vjeçari F.K.  

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në bazë të hetimeve preliminare të kryera pas arrestimit të të dyshuarit, ka rezultuar se i njëjti dyshohet se ka tentuar t’i ngacmojë seksualisht edhe dy të mitura, në të njëjtin fshat. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për dy 11-vjeçare, të cilat janë viktima të 30-vjeçarit.

Lidhur me rastin, të miturat janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe pas mbledhjes së të dhënave edhe për këto raste, pista e hetimeve ndaj të dyshuarit është zgjeruar dhe pritet që gjatë procesit të vërtetohen dyshimet e ngritura deri më tani dhe nëse ka edhe raste të tjera.

Detajet nga rasti i fundit i sulmit seksual i gjeni në linkun e mëposhtëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/