image Gazetarja e RTK-së i referohet Republikës së Kosovës si “Kosova dhe Metohija”

Skandaloze

Gazetarja e RTK-së i referohet Republikës së Kosovës si “Kosova dhe Metohija”

news image

Gazetarja e komunitetit serb të Televizionit Publik, Aleksandra Dogangjiq, i është referuar Republikës së Kosovës si “Kosovë dhe Metohi” në një edicion të lajmeve të RTK-së në gjuhën serbe, më 3 maj.

E kjo nuk është hera e parë që gazetarja në fjalë i ishte referuar Republikës së Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”. Të njejtën gjë e kishte bërë edhe në dhjetor të vitit 2018.

Në atë kohë, Dogangjiq ishte suspenduar nga puna për një muaj.

Ndërkohë, Drejtori i Televizionit Publik, Ngadhnjim Kastrati, ka paralajmëruar sanksione ndaj gazetares së RTK 2, Aleksandra Dogangjiq, e cila ka përdorur termin anti-kushtetues “Kosovë dhe Metohi” në raport me Republikën e Kosovës. /Gazeta Sinjali/