image Skandaloze, Daçiq i jep mirënjohje tenistit Djokoviç për lobim kundër Kosovës

Skandaloze

Skandaloze, Daçiq i jep mirënjohje tenistit Djokoviç për lobim kundër Kosovës

news image

Tenisti i famshëm serb, Novak Djokovic është shpërblyer me mirënjohje për shkak të lobimit që ka bërë për heqjen e njohjeve së Kosovës.

E kjo mirënjohje për sportistin u bë nga vet Ivica Daçiq, duke e falënderuar kështu për punën e tij Djokovicin në lobimin kundër Kosovës.

“Novak na pyet gjithmonë se çfarë mund të bëjmë. Ai pret me padurim çdo tërheqje të njohjes së Kosovës. Shumë liderë botëror më pyesin për të, dhe unë e telefonova që t’iu dërgonte atyre topa apo një raketë tenisi me një autograf.”, ka thënë Daçiq.

Po ashtu edhe në disa intervista të tjera Daçiq e ka lavdëruar sportistin për dëshirën e tij që të ndikojë në tërheqjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/