image 'S'ka përplasje me SHBA-në", Kusari-Lila: Asociacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër

Politikë

‘S’ka përplasje me SHBA-në”, Kusari-Lila: Asociacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër

news image

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për Asociacionin dhe raportin e Kosovës me SHBA-në.

Kusari-Lila po ashtu tha se askush pos institucioneve vendimmarrëse të Republikës së Kosovës nuk mund të formojë ndonjë strukturë.

“Sa i përket diskursit publik se ka përplasje mes qeverisë dhe SHBA-së, duhet të theksoj se ne vazhdimisht koordinohemi, komunikojmë por gjithashtu e kemi të drejtën e mendimit në raport me çështjet të cilat janë të rëndësisë jetike për Republikën e Kosovës dhe të ardhmen e saj”, u shpreh Kusari-Lila.

“Asgjë nuk mund të bëhet nga dikush tjetër. Në Kosovë janë organet vendimmarrëse, rendi kushtetues i Kosovës, parlamenti si organ legjislativ, qeveria si ekzekutive dhe komunat si qeverisje lokale. Prandaj, nuk ka asnjë mekanizëm e as formë tjetër që dikush jashtë këtyre institucioneve mund të themelojë ose formojë ndonjë strukturë”, shtoi tutje ajo.

/GazetaSinjali/