image Situatë kaotike në spitalet e Bejrutit

Botë

Situatë kaotike në spitalet e Bejrutit

news image

Një shpërthim masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrut duke plagosur qindra njerëz dhe të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ende nuk dihet bilanci i dëmit, por mendohet të jetë i lartë, pasi shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Situata është kaotike në spitale. 

“Disa njerëz ka thyer gjymtyrët, të tjerët janë çarë nga xhamat”, tregon një dëshmitar. Kryqi i Kuq i Libanit, zyrtarë shëndetësorë dhe politikanë u kanë bërë thirrje njerëzve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të dëmtuarit në spital. /Gazeta Sinjali/