image Situata në Turqi/ Turistët dhe banorët largohen nga zonat e prekura

Evropë

Situata në Turqi/ Turistët dhe banorët largohen nga zonat e prekura

news image

Flakët që kanë pushtuar ditëve të fundit provincat e Turqisë kanë shkaktuar panik tek banorët dhe tek turistët.

Kjo ka bërë që disa persona të largohen nga Bodrumi me anë të skafeve për shkak se zjarret kanë pushtuar të gjithë vendin.

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli ka deklaruar se 119 nga 125 vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në 32 provinca që prej 28 korrikut janë shuar ose janë marrë në kontroll, kurse në 7 vatra të tjera zjarri po vazhdon të jetë aktiv.

Deri më tani raportohen për 8 të vdekur, teksa hotelet kanë mbyllur dyert dhe turistët e banorët janë evakuuar nga Bodrumi dhe Marmaris me varka private duke arritur të shpëtojnë nga flakët./GazetaSinjali/