image Situata alarmante me COVID-19, Zemaj dhe Mehmeti përcjellin nga afër punën e policëve dhe inspektorëve

Siguri

Situata alarmante me COVID-19, Zemaj dhe Mehmeti përcjellin nga afër punën e policëve dhe inspektorëve

news image

Sonte në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe në Ferizaj, u. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë përcjellë nga afër zyrtarët policorë dhe inspektorët sanitarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Monitorimi i punës së këtyre të fundit është bërë gjatë kohës kur ata po realizonin veprimet e përbashkëta në ndërmarrjen e masave ndaj pandemisë COVID-19.

“Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të përhapjes së pandemisë, Ministri Zemaj dhe u. d. drejtori Mehmeti kërkuan që të vazhdohet me ndërmarrjen e masave të menjëhershme ndaj të gjithë shkelësve të vendimeve dhe masave që lidhen me COVID-19, çdo herë duke u bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Njëkohësisht “Policia e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdojnë të kërkojnë nga qytetarët që të respektojnë dhe njëherit zbatojnë vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, sepse vetëm duke zbatuar masat e parapara mund të ndikohet në parandalimin e përhapjes së pandemisë, e që është në interes të shëndetit publik”. /Gazeta Sinjali/