Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media, ka publikuar një sondazh i cili, sipas tyre, kandidati i kësaj partie, Shpejtim Bulliqi, do ta fitojë garën për kryetar të Podujevës, në zgjedhjet e 29 nëntorit, shkruan Gazeta Sinjali.
Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, teksa ka shpalosur sondazhin e realizuar më 15 nëntor nga kompania UBO Consulting, ka thënë se 46.8 për qind e qytetarëve do ta votojnë Shpejtim Bulliqin.
Ndërkohë, Nexhmi Rudari i LDK-së, sipas sondazhit të VV-së, do t’i fitojë 42 për qind të votave, ndërsa 11 përqind do të jenë për kandidatin e PDK-së, Naim Fetahu.
“Ne besojmë se situata sot është dukshëm më e mirë si rezultat i angazhimit maksimal të profesorit Bulliqi. Ne besojmë shumë se rezultati do të zgjidhet më 29 nëntor”, tha Bislimi duke thënë se gara do të vendoset pa balotazh. /Gazeta Sinjali/