image Sipas Petkoviq, Vjosa Osmani synon ta shndërrojë në cirk dialogun Kosovë-Serbi

Politikë

Sipas Petkoviq, Vjosa Osmani synon ta shndërrojë në cirk dialogun Kosovë-Serbi

news image

Ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se Kosova nuk do ta pranojë një model të Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive, ka reaguar drejtuesi i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq.

Petkoviq ka thënë se Presidentja e Kosovës synon që dialogun e Brukselit ta shndërrojë në cirk.

Kjo gjë, sipas tij, flet shumë për Osmanin.

“Qëllimi i saj që ta minimizojë nivelin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbë në një organizatë joqeveritare pas dhjetë vitesh, tregon se me çfarë arrogance kolosale të Prishtinës po përballemi ne. Asociacioni do të jetë vetëm me kompetencat sipas marrëveshjeve të pajtuara në vitet 2013 dhe 2015”, ka shkruar ai. 

/GazetaSinjali/