image Përleshje me armë ndërmjet dy grupeve në qendër të Prishtinës, plagosen dy persona - Sinjali

Përleshje me armë ndërmjet dy grupeve në qendër të Prishtinës, plagosen dy persona

news image

Dy grupe janë përleshur dje pas mesnate në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Një sinjalizues ka treguar se gjatë përleshjes janë përdorur edhe armët, ndërsa nga shkrepja e të tyre kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ata kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe disa fishekë.

Policia ka arritur t’i arrestojë tre persona, ndërsa njëri gjendet ende në arrati. /Gazeta Sinjali