image Përfshihet nga flakët vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë (VIDEO) - Sinjali

Përfshihet nga flakët vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë (VIDEO)

news image

Një veturë është përfshirë nga flakët në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Një sinjalizues ka dërguar videon nga vendi i ngjarjes në adresë të Sinjalit.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në afërsi të lokacionit të quajtur “Kroni i Mbretit”.

Siç shihet në video, vetura është shkatërruar pothuajse tërësisht nga flakët.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e djegies së veturës nuk dihen ende por duket se përfshirjes nga flakët i kanë ndihmuar edhe temperaturat e larta që po mbretërojnë në Kosovë.

Si pasojë e djegies së kësaj veture është shkaktuar kolonë e gjatë në magjistralen Prishtinë-Pejë./Sinjali/