image I kërkuari nga Policia e Kosovës, po drekon me Fjolla Morinën në Itali - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

14882

Të shëruar

12188

Të vdekur

607

I kërkuari nga Policia e Kosovës, po drekon me Fjolla Morinën në Itali

news image

Elbasan Karaçica, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës me urdhërarrest të Gjykatës Themelore në Drenas, për disa vepra të ndryshme penale, është parë duke drekuar në Itali me këngëtaren, Fjolla Morina.

Sipas sinjalizuesit, kjo fotografi është realizuar tani.

Elbasan Karaçica dyshohet se ka kryer disa vjedhje, mes tyre vjedhje të veturave. Ai gjithashtu dyshohet se ka tentuar të godasë një polic me veturë.
Veprat penale të cilat datojnë që nga nëntori i 2014-ës, përfshijnë: sulm fizik nda policit, mosrespektimtë urdhërit policor, pjesëmarrje në rrahje, vjedhje veturash.

Bazuar në burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Karaçica shquhet për vjedhje të veturave dhe mes tjerash, dyshohet se ka tentuar ta godas një polic me veturë.

Karaçica dyshohet gjithashtu se i ka vjedhur armën Bashkim Jasharit, djalit të Rifat Jasharit dhe gjeneralit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipa aktakuzës, Karaçica dyshohet se më 8 maj të këtij viti në fshatin Komoran, në bashkëpunim me të dyshuarin tjetër Ahmet Kamberi, thyen xhamin e veturës së Bashkim Jasharit dhe ia vodhën një çantë në të cilën Jashari ruante armën e tij “Glock 17”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin