image Dikush po i pren pishat te "Maja e Zezë" - Sinjali

Dikush po i pren pishat te “Maja e Zezë”

news image

Daljes së qytetarëve nga karantina duket se nuk po i gëzohet natyra, për shkak të dëmeve që kanë filluar t’i bëhen asaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Dikush ka filluar prerjen e pishave në pikën turistike “Maja e Zezë” në Pejë.

Një sinjalizues i cili ka shkuar për vizitë në këtë pikë turistike, ka dërguar në redaksinë e Gazetës Sinjali fotografi nga ky vend, ku shihen pisha të prera.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Hidroekonomi në Komunën e Pejës, Mehmi Mulaj, për të kuptuar nëse prerja e këtyre pishave ka qenë me ndonjë plan ambiental.

“Nuk ka ndonjë plan ambiental në atë pjesë. Prerja mund të jetë bërë për shkak se është duke u shtruar një rrugë andej, në atë pjesë, e cila do të lidhet me rrugën e Peklenës. Rojtarët në atë pjesë më kanë informuar që kanë parë disa matës, që kanë dalë në atë pjesë dhe i kanë larguar disa pengesa. Mund t’i kenë prerë ata. Unë do të bisedoj prapë me rojtarët. Nuk besoj që e kanë bërë keqbërësit, sepse e kemi ruajtur mirë atë pjesë, tha Mulaj./Gazeta Sinjali/