image Dasmë në Pejë, me tupana e valle shpërfillen masat e qeverisë kundër koronavirusit - Sinjali

Dasmë në Pejë, me tupana e valle shpërfillen masat e qeverisë kundër koronavirusit

news image

Disa qytetarë të Pejës janë mbledhur në një aheng familjar, duke shkelur kështu masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ngjarja po zhvillohet në lagjen “Fidanishte” në qytetin e Pejës.

Në disa pamje të dërguara nga një sinjalizues shihen dhjetëra qytetarë duke vallëzuar afër njëri-tjetrit pa e respektuar distancën e rekomanduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës në rajonin e Pejës lidhur me rastin, por të njëjtit kanë thënë se ende nuk ka informacion për një organizim të tillë./Gazeta Sinjali/