Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës kanë protestuar para objektit të RTK-së.
Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mospagesën e plotë të pagave. Përfaqësuesit e sindikatave kanë kërkuar nga Bordi dhe Menaxhmenti që të sigurojnë menjëherë pagesën e plotë të pagave.
Në emër të tri sindikatave të RTK-së, Veton Rugova, ka paralajmëruar vazhdimin e protestave dhe veprimeve të tjera sindikale nëse deri të premten nuk ofrohet një zgjidhje konkrete.
“I bëjmë thirrje Bordit dhe Menaxhmentit që menjëherë të sigurojnë pagesën e plotë të pagave dhe të japin një përgjigje të qartë për punëtorët. Ne do të presim deri të premten për një reagim konkret dhe për zgjidhjen e kësaj situate. Por, le të jetë e qartë për të gjithë: nëse deri të premten nuk ka veprime konkrete nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së, atëherë nga e hëna do të vazhdojmë me protesta dhe veprime të tjera sindikale. Nuk do të ndalemi derisa të drejtat e punëtorëve të respektohen dhe derisa secili punëtor të marrë atë që i takon”, ka thënë Rugova.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!