image Sindikata e Lotarisë proteston para Qeverisë, kërkon kthimin në vendet e punës

Sociale

Sindikata e Lotarisë proteston para Qeverisë, kërkon kthimin në vendet e punës

news image

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës edhe sot ka mbajtur protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar miratimin e Ligjit dhe kthimin në vendet e tyre të punës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përkundër premtimeve të njëpasnjëshme nuk është marrë asnjë hap në realizimin e kërkesave të tyre, u shpreh Ibadete Hasani-Berisha nga Sindikata e Lotarisë.

Ajo ka thënë se mbi 60 persona kanë mbetur pa punë  dhe nuk janë ndihmuar nga shteti.

“Mos na rrezikoni ekzistencën e familjeve“, ishte mbishkrimi i njërës nga pankartat.

Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët. /GazetaSinjali/