image Sindikata e ATK-së mbanë grevë të enjten, kjo është arsyeja

Kosovë

Sindikata e ATK-së mbanë grevë të enjten, kjo është arsyeja

news image

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka njoftuar se të enjten, me 20 maj, do të mbajë një grevë nga ora 10:00 deri në 11:00 në të gjitha regjionet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate, Sindikata ka njoftuar se arsyeja e mbajtjes së kësaj greve ka ardhur si rezultat i neglizhimit dhe mosrealizimit të kërkesave të tyre.

“Po ashtu duke u diskriminuar krahas institucioneve tjera duke mos u analizuar asnjëherë natyra e punës së këtij institucioni kaq të rëndësishëm siç është Administrata Tatimore e Kosovës. Edhe tani në situatën pandemike me Covid19, ATK ka luajtur rol kyç në relizimin e pakos fiskale dhe duke punuar pa ndalur punën asnjëherë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Gjithashtu, kjo Sindikatë ka paraqitur edhe kërksat e tyre, si krijimi i kushteve të punës dhe propozim ndryshimi i statusit të ATK-së nga “Agjenci Ekzekutive” në “Agjenci e status të veçantë”

“Kërkesat tona janë si në vijim: 1. Krijimi i kushteve të punës; 2. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës nga: “Agjenci ekzekutive” në “Agjenci me status të veçantë”; 3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),  4. Përfshirja në pakon fiskale i gjithë stafi i ATK-së, (është hera e dytë që fillimisht aprovohet një shtesë për një pjesë të stafit,  pastaj anulohet me vendim te Qeverisë, vendimin nr.01/69 i datës 15.03.2021, ku ishin paraparë mjetet për zyrtarët e Administratës Tatimore)”, thuhet me tej në komunikatë.

Sindikata bëri të ditur se nëse nuk ndërmerret asgjë deri më 27 maj 2021, do të detyrohen që të organizojnë grevë të përgjithshme deri në realizimin e kërkesave të tyre./Gazeta Sinjali/