image Simmons: BE-ja po i ndjek penalisht ish-komandantët e UÇK-së, por jo kriminelët serbë - ndjekja e tyre të jetë kusht i dialogut

Drejtësi

Simmons: BE-ja po i ndjek penalisht ish-komandantët e UÇK-së, por jo kriminelët serbë – ndjekja e tyre të jetë kusht i dialogut

news image

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it në Kosovë, Malcolm Simmons nuk po ndalet me komente rreth qasjes së BE-së ndaj Kosovës e punës së Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Simmons, i cili së fundmi edhe është shprehur i gatshëm të dëshmojë për “shkeljet e EULEX-it”, ka shkruar në Twitter se ndjekja penale e kriminelëve serbë duhet të jetë kusht i dialogut Kosovë-Serbi.

“BE-ja po ndjek penalisht ish komandantët e UÇK-së, por jo ata të etnisë serbe që kanë kryer krime lufte në Kosovë? Pse? Ndjekja penale e atyre me përkatësi etnike serbe DUHET të jetë kusht i dialogut Serbi-Kosovë”, ka shkruar Simmons në Twitter. /Gazeta Sinjali/