image Covid-19 në KEK u përhap nga një punëtor që kishte kontakt me familjarin e tij të infektuar

Kosovë

Covid-19 në KEK u përhap nga një punëtor që kishte kontakt me familjarin e tij të infektuar

news image

Numri i punëtorëve të Koroparatës Energjetike të Kosovës (KEK), të infektuar me koronavirus ka shkuar në gjashtë. Aktualisht po punohet në gjurmimin e të gjitha kontakteve të personave të infektuar, përfshirë edhe punëtorët e tjerë që kanë udhëtuar në autobusin e njëjtë me ta. KEK apelon të vetizolohen punëtorët që kishin kontakt me të infektuarit si dhe të shmangin kontaktet me të tjerët.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, tha për Gazetën Sinjali se punëtori i parë i KEK-ut, rezultoi pozitiv me koronavirus si pasojë e kontaktit që kishte me familjarin e tij të infektuar.

Punëtori i parë i infektuar me Covid-19 punon në pjesën e Remonteve.

“Një kolegë i yni ka rezultuar në test pozitiv me virusin COVID-19, si pasojë e kontaktit me njërin nga familjaret e tij. Kolegu ynë punon në DPQ, në pjesën e Remonteve”, njoftoi KEK.

E sot, u konfirmuan edhe pesë punëtorë të tjerë me koronavirus.

KEK kërkon nga të gjithë punëtorët që të vazhdojnë të mbajnë higjienën dhe distancën sociale. /Gazeta Sinjali/