image Si të mbani flokët tuaj pa yndyrë

Bukuri dhe kujdes

Si të mbani flokët tuaj pa yndyrë

news image

Shumë femra e kanë problem faktin që flokët e tyre shpesh janë me vaj, ndaj përdorin si “ilaç” kryesor larjen thuajse të përditshme, gjë që bëjnë një gabim edhe më të madh.

Flokët bëhen të yndyrshme edhe nëse i trajtoni me shampo dhe balsam çdo ditë.

Përveç faktit që duhet t’i lani më rrallë, as mos i prekni shpesh me duar, sepse kjo ndihmon edhe për krijimin e yndyrës në flokë.

E gjithë kjo nuk mjafton për të pasur flokë të pastër për disa ditë, por janë tre trika të thjeshtë për të pasur sukses.

1. Lëng limoni

Shtrydhni një limon dhe aplikojeni lëngun në flokët tuaj pas larjes së rregullt. Lëreni për 20 minuta, më pas shpëlani flokët me ujë të vakët. Limoni do të marrë yndyrë nga flokët tuaj dhe do t’ju ndihmojë të mbani flokët të pastër më gjatë.

2. Çaj hibiskus

Gjethet dhe lulja e kësaj bime kanë një substancë mukoze specifike që pastron thellë flokët, gjë që ju nevojitet kur flokët janë të yndyrshëm. Pasi të keni larë rregullisht flokët, shpëlajini me çaj hibiskusi të zier dhe të ftohur. Përgatiteni duke vendosur dy qese filtri të këtij çaji në një litër ujë të valuar.

3. Birrë

Birra është e njohur për tharjen e flokëve, kështu që herë pas here mund të jetë e mirë si një ilaç për flokët me vaj. Gjithçka që duhet të bëni është të përzieni gjysmë gote birrë me dy gota ujë dhe të shpëlani flokët me atë përzierje. Pas kësaj, shpëlani flokët mirë me ujë të vakët.

Përveçse ndihmon që flokët tanë të mos jenë të yndyrshëm shpesh, birra përmban vitamina B që është e shkëlqyer për shëndetin dhe rritjen më të shpejtë të flokëve./GazetaSinjali/