image Si po realizohen intervistat për punë online gjatë pandemisë

Fakte

Si po realizohen intervistat për punë online gjatë pandemisë

news image

Kompanitë gjithnjë e më shumë po përdorin intervista online për të vlerësuar kandidatët.

Ndoshta nuk do të duket e natyrshme të uleni para ekranit të kompjuterit dhe të flisni për veten tuaj, por kjo është pikërisht ajo që shumë njerëz mund ta gjejnë veten duke bërë në intervistën e tyre të ardhshme të punës. Kjo për shkak të kësaj që bota po vazhdon të përjetojë, shkruan BBC transmeton Gazeta Sinjali.

Që kur COVID-19 goditi të gjithë drejtorët dhe menaxherët, u është dashur të mendojnë për proceset e tyre të intervistimit.

Me takime tradicionale ballë për ballë në pritje, që ishin dikur, tani zgjidhja është në formën e intervistave video, në të cilat aplikantët filmojnë veten duke iu përgjigjur një grupi pyetjesh të paracaktuara, pa asnjë intervistues të pranishëm.

Në disa raste, këto regjistrime vlerësohen më pas nga një menaxher punësimi, në raste të tjera, përdoret softueri i inteligjencës artificiale dhe i analizës së fytyrës për të vlerësuar kandidatët.

Kompanitë raportojnë se ky lloj intervistimi mund ta bëjë procesin e punësimit më efikas, por për aplikantët kjo metodë e shqyrtimit të punës e cila mund të ndihet si një bisedë e njëhershme dhe vetëm me vetën, pa asnjë njeri për ballë, mund të jetë e pakëndshme. /Gazeta Sinjali/