image Si në filma/ Policia në Prizren ndjek veturën e dy të rinjve, pasi i arreston u gjen edhe drogë

Siguri

Si në filma/ Policia në Prizren ndjek veturën e dy të rinjve, pasi i arreston u gjen edhe drogë

news image

Policia e Trafikut në Prizren dje është përballur mbrëmë me dy persona të cilët nuk i janë bindur urdhërave të zyrtarëve policorë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se si pasojë e kësaj, Policia i është vënë në ndjekje veturës BMW ku ndodheshin dy personat e dyshuar, të cilët kishin me shpejtësi të madhe nga një pikë e kontrollit.

Policia ka arritur që në një moment t’i arrestojë dy të dyshuarit, në veturën e të cilëve më pas kanë gjetur edhe substancë të dyshuar narkotike.

Njësitet policore kanë shoqëruar dy të rinjtë e moshave 34 dhe 25-vjeç, ndaj të cilëve me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.

/GazetaSinjali/