image "Si në bahçe të babës": Shoferi me veturë luksoze përdor hapësirën e gjelbërt për të parkuar në Dardani

Siguri

“Si në bahçe të babës”: Shoferi me veturë luksoze përdor hapësirën e gjelbërt për të parkuar në Dardani

news image

Një shkelje e radhës është raportuar në qytetin e Prishtinës, ku një shofer me një veturë luksoze, ka përdorur hapësiren e gjelbërt në lagjen Dardania, për të parkuar.

Në faqen e cila administrohet nga qytetarët të cilët evidentojnë çdo parregullsi në kryeqyetet, ‘Vrojtuesit e lagjes’, është publikuar  videoja nga vendi i ngjarjes, ku shihet shoferi me veturën e tipit ‘Audi Q5’, që kalon nëpër hapësirën e cila është e gjitha gjelbërim, teksa merr instruksione nga një grua se si të parkohet, raporton Gazeta Sinjali.

Videoja është përshkruar me një fjali: “Qysh m’i ra ma shkurt”, ndërkohë që është etiketuar edhe faqja zyrtare e Policisë së Kosovës në Facebook.

/GazetaSinjali/