image Si do të jetë moti javën e ardhshme në Shqipëri

Rajon

Parashikimi/ Si do të jetë moti javën e ardhshme në Shqipëri

news image

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme në Shqipëri.

Njoftimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

Pas situatës me reshje të kësaj fundjave parashikohet rikthimi i ditëve me diell e hera herës vranësira deri mesatare. Prezente gjatë mëngjeseve do të jetë mjegulla e mjegullina në lugina.

Era, përgjithësisht parashikohet nga lindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare. Gjatë së enjtes e të premtes do të vërehet shtim i saj përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Po kështu, temperaturat negative si në tabelë në disa zona, do të sjellin ngrica dhe brymë të përkohshme.