image Si do ta kemi motin sot?

Kosovë

Meteorologji/ Si do ta kemi motin sot?

news image

Sipas ‘Prishtina Weather’ nga e enjta i nxehti afrikan përfshin vendin. Mot i nxehtë, me vransira dhe diell, të premten me erë. Temperaturat maksimale 30 deri 33C.

Datat:

14.05 – Kryesisht me vransira dhe nxehtë, e gjatë ditës edhe me erë.  Mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

15.05 – Nxehtë, intervale me diell dhe vransira.  Ditën edhe me erë.

16.05-17.05 – Të shtunën shumë ngrohtë, me vransira dhe diell.  Ditën e diel sërish nxehtë, me diell dhe vransira.

18.05 – Nxehtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 30C deri 33C.  Të shtunën maksimale pësojnë një rënie të lehtë deri në 27C.

Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme kryesisht nga krahu jugor 5-16m/s, vende-vende me hove edhe mbi 18m/s.  Të shtunën përkohësisht do të fryejë erë mesatare nga verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e në fundjavë do të shënojë rritje. /Gazeta Sinjali/