Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës e paraparë të luhej sonte nga ora 19:30 u shty për shkak të reshjeve të borës.
Këtë e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit e Kosovës përmes një njoftimi, ku tha se ekipi zviceran pati probleme për të qenë në kohë për këtë duel.
Sidoqoftë, përmes një përditësimi, FBK ka theksuar se ndeshja do të fillojë nga ora 20:30, pra një orë më vonë se që ishte paraparë të niste takimi.
Ky duel vlen për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.
Zvicra ka dy fitore, ndërsa Kosova një fitore e një humbje. Vendasit në renditjen e FIBA-s janë në vendin e 61-të, kurse të 32-tin në Evropë. Kosova është në vendin e 74-t në botë dhe të 35-tin në Evropë.