image Shtyhet rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë

Shtyhet rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi

news image

Dialogu Kosovë-Serbi, i parashikuar të rinis të dielën, do të zhvendoset ditën e enjte, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq pas video-konferencës së Samitit të Parisit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe zyrtarët e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.  

Vuciq shtoi se pala kosovare kishte kërkesa të larta dhe se ka ende divergjenca të mëdha midis palëve. Ai u shpreh se Serbia dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet midis dy popujve, por nuk do të pranojë kurrë ultimatume.

Presidenti serb falënderoi Merkelin dhe Macronin për angazhimin e tyre për zgjedhjen e ngërçit midis Prishtinës dhe Beogradit. /Gazeta Sinjali