image Shtyhet festivali ndërkombëtar i monodramës “MonoAKT” në Kosovë

Art & Dizajn

Shtyhet festivali ndërkombëtar i monodramës “MonoAKT” në Kosovë

news image

Shtyhet festivali ndërkombëtar i monodramës “MonoAKT” në Kosovë, edicioni XII, i cili ishte planifikuar të mbahej nga 18 – 22 qershor në Pejë.

Për shkak të pandemisë ky edicion do të realizohet nga 13 deri me 18 tetor 2020.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i këtij festivali, Mentor Zymberaj në një status në Facebook.

“MonoAKT është ndër festivalet e veçanta dhe shumë të suksesshme ndërkombëtare që në përmbajtjen e vet ka tri festivale: – MonoAKT – MonoStrip – MonoAKT+ Përveç, pjesëmarrjeve të artistëve të monodramës anekënd botës, në realizim e saj pos Shtëpisë teatrore filmike AKT, e cila është themeluese e festivalit, festivali MonoAKT është i anëtarësuar dhe në bashkrealizim të ITI-Qendra në Kosovë dhe është anëtare e IMF- Forumit Ndërkombëtar të Monodramës në Botë”, ka shkruar Zymberaj.