image Shtyhet edhe mbajtja e 'PriFest' mbajtja edhe e një festivali tjetër në Prishtinë

Film

Shtyhet edhe mbajtja e ‘PriFest’ mbajtja edhe e një festivali tjetër në Prishtinë

news image

Festivali i filmit “Prishtina International Film Festival” i paraparë të mbahet në Prishtinë në muajin korrik është shtyrë për në muajin gusht.

Përfaqësues të këtij festivali përmes një komunikate për media kanë njoftuar se edicioni i 14-të i PriFest do të mbahet nga 23 deri në 28 gusht.

“Edicioni i 14-të i këtij festivali i planifikuar te realizohet  ne korrik, është shtyre dhe do të mbahet me 23-28 gusht. Për detaje të tjera do t’ju informojmë me kohë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, nuk janë dhënë detaje për arsyet e shtyrjes së këtij festivali.

Festivali “Sunny Hill” që ishte paraparë të mbahet në gusht në kryeqytet është zhvendosur në Tiranë.

Kurse festivali i birrës “Beerfest” që pritej të mbahej në qershor është anuluar.

/GazetaSinjali/