image Shtrëngimi i eksportit të armëve të teknologjisë së lartë mund t’i shkaktojë kokëçarje Rusisë - Sinjali

Shtrëngimi i eksportit të armëve të teknologjisë së lartë mund t’i shkaktojë kokëçarje Rusisë

news image

Ushtria ruse mund të mos operojë me armë të teknologjisë së lartë dhe me sisteme të komunikimit në rast se Perëndimi e përforcon kontrollin e eksportit.

Pothuajse të gjitha sistemet moderne ushtarake funksionojnë përmes mikroelektronikës së bërë në Perëndim, thotë raporti nga Royal United Services Institute (Rusi).

Moska ka arritur të gjejë mënyra për t’i anashkaluar sanksionet dhe kontrollet e eksportit, mirëpo nëse mbyllen këto, ushtria ruse mund të degradohet përfundimisht, raporton Klan Kosova.

Hulumtuesit nga Rusia, që është një institut hulumtimi britanik, i kaluan disa muaj në Ukrainë, duke i ekzaminuar sistemet më bashkëkohore ushtarake ruse dhe gjetën së paku 450 komponentë  të tyre që ishin bërë në ShBA apo në vende të tjera perëndimore.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin