image Shtrati i pacientëve përdoret si pengesë për punime në QKUK/ Vjen reagimi i SHSKUK-së

Kosovë

Shtrati i pacientëve përdoret si pengesë për punime në QKUK/ Vjen reagimi i SHSKUK-së

news image

Në ambientet e jashtme të QKUK-së janë duke u zhvilluar punime infrastrukturore.

E për t’i paralajmëruar qytetarët për këto punime, dikush nga kjo qendër spitalore pretendohet se ka vendosur ta shfrytëzojë një shtrat të pacientëve, që supozohet të jetë i Klinikës së Onkologjisë, duke e bllokuar rrugën me të.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në “Facebook”, në faqen “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”.

Pas raportimeve për këtë rast, ka reaguar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se “shtretërit në asnjë moment nuk janë nxjerrë jashtë klinikë dhe nuk bëhet fjalë për shtretër të kësaj klinike”.

Sipas njoftimit, shtrati që shihet në foto, ka qenë duke u dërguar në depo-punishte për riparim.

Njoftimi i SHSKUK-së:

Në lidhje me disa fotografi, që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe në disa portale, se kinse shtretërit e Klinikës së Onkologjisë janë nxjerrë në rrugë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sqaron se shtretërit në asnjë moment nuk janë nxjerrë jashtë klinike dhe nuk bëhet fjalë për shtretër të kësaj klinike. Depo- punishtja, ku mbahen shtretërit e dalë jashtë funksioni dhe ku bëhet riparimi i tyre, ndodhet prapa Klinikës së Onkologjisë. Shtretërit, që shihen në foto, kanë qenë duke u dërguar në depo-punishte për riparim, por meqë ka pasur punime në rrugë, ata kanë qëndruar përkohësisht deri në lirim të rrugës.

/GazetaSinjali/