image “Shtrati dukej bosh pa ty”, Graniti i bën surprizë romantike Fifit

Bota e Yjeve

“Shtrati dukej bosh pa ty”, Graniti i bën surprizë romantike Fifit

news image

Fifi dhe Graniti kohëve të fundit janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Dyshja kanë deklaruar gjatë spektaklit të së premtes mbrëma se diçka mes tyre po lind, por mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë me ta.

Largësia apo ndarja nga Graniti, ka bërë që ky i fundit t’i bëjë një surprizë romantike këngëtares te krevati i saj.

Ai ka formuar një zemër me trëndafil e qirinj në shtratin e saj, duke lënë pa fjalë jo vetëm këngëtaren, por të gjithë banorët.

Graniti i tha Fifit se i është dukur shtrati i saj bosh gjatë këtyre ditëve ndërsa i pyetur prej saj se sa e ka marrë malli nga 1-10, ai tha më shumë se 10.

/GazetaSinjali/