image Shtimja për herë të parë bëhet me klub basketbollistik

Basketboll

Shtimja për herë të parë bëhet me klub basketbollistik

news image

Tashmë Shtimja do ta ketë për herë të parë në historinë e kësaj komune një klub basketbollistik.

Edhe zyrtarisht është formuar klubi basketbollistik “Vjosa”, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu në palestrën sportive të kësaj komune u bë pritja e të rinjve që janë të interesuar të jenë pjesë e këtij klubi.

Postimi i plotë nga klubi:

Sot me 26.06.2020 komuna e Shtimes dhe sporti shtimjan, si dhe per here te pare ne historine e sportit te Shtimes kjo komune zyrtarisht u be me klubin e basketbollit VJOSA. Ne palestren e sporteve ne Shtime per here te pare u be edhe grumbullimi i te rinjeve te komunes tone te interesuar per te perfaqesuar ngjyrat e klubit basketbollistik VJOSA te Shtimes. Mireseardhje dhe nje fjale pershendetese paraqiti kryetari klubit Nazmi Iballi i cili me fjale te shkurtera shpalosi objektivat dhe zotimet per zhvillimet e ardhshme ne KB VJOSA. Gjithashtu me nje fjale pershendetese klubit i uroi edhe drejtori komunal per sport z. Lumni Amrushi. Na prifte e mbara. Urime!