image Shtime: 33-vjeçari e bën bashkëshorten për spital, arrestohet

Siguri

Shtime: 33-vjeçari e bën bashkëshorten për spital, arrestohet

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Shtime një person të dyshuar për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

33-vjeçari me iniciale J.M., u prangos pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje me gruan, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima, po ashtu e moshës 33 vjeçare është dashur të marrë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/