image Shteti vs krimineli/ Kaluan disa ditë dhe akoma asnjë progres në kapjen e sulmuesve të pronarit të barnatores Rexal

Siguri

Shteti vs krimineli/ Kaluan disa ditë dhe akoma asnjë progres në kapjen e sulmuesve të pronarit të barnatores Rexal

news image

Kanë kaluar disa ditë që nga rrahja brutale e pronarit të barnatores ‘Rexal’ në Prishtinë dhe akoma nuk është raportuar për identifikimin e sulmuesve dhe arrestimin e tyre nga Policia e Kosovës. Pronari i barnatores u rrah të dielën, në rrugën ‘Mark Dizdari’, ku dy të dyshuar ia zunë pritën dhe e sulmuan me mjete të forta.

Sipas burimeve të Sinjalit, personat që dyshohet se mund të kenë lidhje me sulmin ndaj pronarit të barnatores janë të arrestuarit në rastin e “Grand Stores”.

Në pamjet e publikuara nga Sinjali shihet momenti se si dy të rinjtë iu vunë nga pas viktimës, të cilin e rrëzojnë përtokë dhe e sulmojnë brutalisht. Pronari i barnatores ka pësuar lëndime të rënda trupore nga ky sulm fizik, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Sulmet si këto rrisin pasigurinë qytetare dhe nëse nuk ndëshkohen nxisin edhe më shumë akte të tilla kriminale.

/GazetaSinjali/