image Shteti që pretendon se e ka vaksinuar tërë popullsinë e rritur me vaksinën antiCOVID

Botë

Shteti që pretendon se e ka vaksinuar tërë popullsinë e rritur me vaksinën antiCOVID

news image

Kombi i vogël i Naurit i cili gjendet në Oqeanin Paqësor e ka uruar veten për një “rekord botëror” pasi konstatuan se kanë arritur t’ia japin të gjithë të rriturve në vend dozën e parë të vaksinës antiCOVID, transmeton Gazeta Sinjali.

Ishulli i largët i izoluar, një nga vendet e pakta në botë që nuk ka raste me COVID-19, tha se fushata vaksinuese katër-javore kishte tejkaluar parashikimet.

Ajo tha se 7,392 njerëz morën dozën e parë, ose 108 për qind e popullsisë së rritur, përfshirë të huajt, shkruan France24, transmeton Gazeta Sinjali.

“Taskforca Kombëtare e Koronavirusit është jashtëzakonisht e kënaqur me këtë rezultat që është rekord botëror dhe falënderon të gjithë në Nauru që luajtën rolin e tyre për ta mbajtur Naurun të paprekur nga koronavirusi”, tha qeveria në një deklaratë.

Nauru mori doza të vaksinave AstraZeneca si pjesë e programit global Covax që synon rritjen e imunizimit në kombet më të varfra. /Gazeta Sinjali/