image Shteti që nuk mbylli shkollat as restorantet regjistron mbi 3 mijë viktima nga koronavirusi

Botë

Masat/ Shteti që nuk mbylli shkollat as restorantet regjistron mbi 3 mijë viktima nga koronavirusi

news image

Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi bën me dije se numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në vend ka shkuar mbi 3000 duke parakaluar kështu të gjitha vendet e tjera fqinje nordike.

Në 24 orët e fundit në Suedi 99 persona e humbën betejën përballë pandemisë së koronavirusit duke e çuar bilancin e viktimave në 3040.

24 623 persona raportohen të infektuar në Suedi deri ditën e sotme, 7 maj 2020.

Suedia ka mbajtur një qëndrim me masa shumë më të lehta kundër Covid-19 krahasuar me vendet e tjera europiane, duke lënë të hapura shkollat dhe shumicën e dyqaneve dhe restoranteve.

Ajo është fokusuar më shumë në masat e distancimit social dhe higjienën e mirë te qytetarët./Gazeta Sinjali/