image Shteti që ka regjistruar mbi 2 mijë viktima nga koronavirusi, të vdekurit janë varrosur në grupe

Botë

Shteti që ka regjistruar mbi 2 mijë viktima nga koronavirusi, të vdekurit janë varrosur në grupe

news image

Në varrezat masive në Irak varrosen 70 deri 80 trupa në ditë, dhe ky numër po rritet edhe më tej.

“Ata e nënvlerësuan virusin. Ata nuk dinin të mbroheshin. Tani ne jemi të tmerruar dhe 100 përqind të bindur se koronavirusi është një sëmundje serioze,” i tha një qytetar atje që humbi prindërit nga koronavirusi, raporton CNN.

Varrosja e të vdekurve nga Covid -19 në varrezat më të mëdha të Irakut bëhet gjatë natës, kur nxehtësia zvogëlohet.

Në funeral nuk marrin pjesë familja dhe lutjet e fundit për të vdekurit i dërgojnë njerëz të panjohur – ushtarë irakenë.

Punëtorët e mjekësisë po paralajmërojnë një shpërthim të koronavirusit në mesin e stafit të spitalit.

“Unë isha me familjen time kur kreu i spitalit më thirri dhe më tha që isha pozitiv për virusin. Ky është momenti kur i jep lamtumirën familjes, fëmijëve, dhe nuk e di nëse do të kthehesh, “tha anestezisti Alla Hussein al-Talaqani.

“Ka pasur një rritje të personave të infektuar në vendin tonë sepse autoritetet nuk kanë marrë masa të vërteta të mbrojtjes dhe për shkak se ata kanë hapur tregjet dhe dyqanet shumë herët,” shtoi ai.

Më shumë se 62,000 raste të infeksioni me koronavirus janë raportuar në Irak deri më tani, dhe të paktën 2.500 njerëz kanë vdekur.

Vetëm 24 orët e fundit, 94 njerëz humbën jetën nga virusi./Gazeta Sinjali/