image Shteti amerikan i Virginias heq dënimin me vdekje - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

68.351

Të shëruar

59.438

Të vdekur

1.592

Shteti amerikan i Virginias heq dënimin me vdekje

news image

Shteti amerikan i Virginias ka hequr dënimin me vdekje, pasi të dy dhomat e Kongresit votuan në favor të heqjes së tij, shkruan The Washington Post, transmeton Gazeta Sinjali.

Legjislacioni ende duhet të nënshkruhet nga guvernatori Ralph Northam, por miratimi i tij konsiderohet i sigurt.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit se sistemi ynë i drejtësisë penale është i drejtë për të gjithë”, theksoi Northam në një deklaratë të përbashkët me kryetaren e Dhomës, Eileen Filler-Corn dhe udhëheqësin e shumicës së Senatit, Dik Saslaw.

Virginia u bashkohet 22 nga 50 shtetet e tjera në vend që kanë hequr dënimin me vdekje.

Në historinë e gjatë të Virginias, ky shtet ka ekzekutuar më shumë njerëz se çdo shtet tjetër.

“Është koha që ne ta ndalojmë këtë makinë vrasëse. Dënimi me vdekje nuk është një mjet i drejtë dhe efektiv i drejtësisë penale”, shtoi guvernatori.

”Që nga viti 1976, në Virginia ka pasur 113 ekzekutime”, sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin