image Shtetasit e Kosovës janë të obliguar të kenë test negativ për të hyrë në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Shtetasit e Kosovës janë të obliguar të kenë test negativ për të hyrë në Maqedoninë e Veriut

news image

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut do t’i propozojë Qeverisë që shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zit, obligohen të kenë test negativ për koronavirus.

Sipas Komisionit për Sëmundje Infektive testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë.

Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot, ku pritet edhe të merret vendimi përfundimtar.

Komisioni ka propozuar këtë pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në katër vendet fqinje. /Gazeta Sinjali/