image Shtatë viktima nga COVID-19 në Serbi, një në Kroaci

Evropë

Shtatë viktima nga COVID-19 në Serbi, një në Kroaci

news image

Serbia ka regjistruar shtatë viktima dhe 299 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i të vdekurve në Serbi nga COVID-19 ka arritur në 621, ndërsa i të infektuarve në 27 mijë e 332.

Ndërsa në Kroaci është regjistruar vetëm një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe janë shëruar 28 raste të reja.

Numri total i të vdekurve ka arritur në 155 në Kroaci, ndërsa i të infektuarve në 5 mijë e 404./Gazeta Sinjali/