image Shtatë pacientë me koronavirus janë në gjendje kritike

Shëndetësi

Shtatë pacientë me koronavirus janë në gjendje kritike

news image

Shtatë pacientë janë në gjendje kritike në Qendrën e Mjekësisë Sportive ku po trajtohen gjithsej 20 pacientë me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur infektologu, Gazmend Spahia i cili ka dhënë detaje se si funksionon stafi i kësaj qendre për të trajtuar pacientët me Covid-19-të.

Sipas tij, në këtë njësi sportive kujdestarojnë katër anesteziologë, për përkrahje respiratore.

”Meqë jemi njësi intensive, të gjithë pacientët janë në gjendje të rëndë, por kemi shtatë pacientë në gjendje kritike”, tha Spahia për Klan Kosova.

Ai shtoi se mbi 50% e pacientëve janë mbi moshën 60 vjeçare dhe 80 vjeçare por fatkeqësisht ka edhe pacientë të ri deri në moshën 50 vjeçare. Mosha më e re e pacientëve, sipas infektologut, është 47 vjeç./Gazeta Sinjali/